Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Mërgimtari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, kishte premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti në zgjedhjet e fundit, zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po shihet askund me milionat e tij.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mediat raportojnë vazhdimisht për premtimin megaloman të premtuar nga biznesmeni Gjonbalaj, i cili pasi Albin Kurti fitoi zgjedhjet, madje u bë kryeministër, ai akoma nuk është parë me ndonjë veprim në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij, duke dëshmuar se nuk e kishte vetëm sa për fushatë dhe vota.

Por raportohet se Gjonbalaj gjendet në një eveniment të organizuar në Konsullatën e Kosovës në SHBA, atje ku është bërë promovimi i librit “Këngë Popullore Erotike” të Vlora Nikçit.

Ai mori pjesë në promovimin e këtij libri, por nuk tha asnjë fjalë për 50 milionët thonë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në këtë eveniment.

Lexo po ashtu:  Nuk e kam thënë atë që kam thënë (video)

Për këtë premtim të Gjonbalajt është pyetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë ai sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.

“Është mirë ta pyesni atë, e falënderoj për gatishmërinë e jashtëzakonshme. Gazmend Gjonbalaj ka qenë nxënës i mirë”, tha Kurti në Rubikon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *