Nga liqenet e saj të kthjellëta, zonat kodrinore dhe luginat alpine te qytetet e saj simpatike dhe të bukura, Zvicra është një vend mahnitës për t’u vizituar. Por ndërsa kushdo që ka udhëtuar atje mund të dëshmojë se është shumë e kushtueshme. Aq shumë sa një studim i ri e ka cilësuar atë si vendin më të shtrenjtë në botë për të jetuar.

Sipas një studimi të ri të botuar nga Ceoworld Magazine, vendet europiane zunë një numër të konsiderueshëm në listën e vendeve më të shtrenjtë, me nëntë nga njëzet vendet e përzgjedhura nga gjithë kontinenti.

Renditja u bazua në pesë kategori të ndryshme që u studiuan, me të dhënat që përqendroheshin në koston e jetesës, qiranë, çmimin e sendeve ushqimore, koston e ngrënies jashtë dhe fuqinë blerëse.

Zvicra doli në pozicionin numër një përsa i përket kostos së lartë të jetesës. E dyta në listën e vendeve më të shtrenjta në botë për të jetuar ishte Norvegjia, e ndjekur nga Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut. Pesë nga vendet në njëzet të parët ishin në Azi ndërsa një ishte në Amerikën e Veriut, një në Afrikë, dy në Karaibe dhe dy në Oqeani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e 20.

Lexo po ashtu:  Shqipëri e gjeneratës tjetër? Jo, Shqipëri e atyre që do mbeten

Pakistani u emërua vendi më i lirë për të jetuar, i ndjekur nga Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizistani, Tunizia, Venezuela, Kosova, Gjeorgjia, Nepal dhe Egjipti.

Revista Ceoworld mblodhi të dhëna nga një varg studimesh të ndryshme, indekset e çmimeve të konsumatorit, kostoja e të dhënave për jetesën dhe burimet e mediave ndërkombëtare. Gama e kostove të jetesës ishte përqendruar gjithashtu edhe në faturat që përfshijnë, transportin, veshjen dhe akomodimin.

Nebi Xhomaqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *