“L’Univers israélite” ka botuar, me 16 maj 1886, në faqen n°42, një shkrim në lidhje me organizimin e një feste nga Pashko Vasa, asokohe guvernator i Libanit, për nder të shkollave të Aleancës Izraelite.
“— Një festë e shkëlqyer, nën patronazhin e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, u mbajt në Bejrut për nder të shkollave të Aleancës Izraelite.
Të gjitha personalitetet politike, ushtarake dhe administrative e nderuan ballon me praninë e tyre, ashtu si dhe disa konsuj evropianë e tridhjetë emirë nga Libani, të ftuar posaçërisht nga guvernatori.” /Aurenc Bebja/