Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë Spanjës për kthimin e emigrantëve mbrapsht. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar rastin e emigrantëve N.D. dhe V.T., të cilët janë dëbuar nga Spanja në Marok.

Emigrantëve nga Mali dhe Bregu i Fildishtë nuk iu dha e drejta e një procesi të rregullt dhe as mundësia për të kundërshtuar dëbimin e tyre. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me të paktën 70 individë të tjerë në 13 gusht 2014.

Rasti i dy emigrantëve në fjalë i përket shkurtit 2015 dhe është mbështetur nga Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut. Kjo është hera e parë që GJEDNJ merr në shqyrtim një rast të kthimit të emigrantëve.

Në vend që të dënojë Spanjën për dështimin e detyrimeve të saj për të drejtat e njeriut, gjykata po injoron prova nga të gjitha institucionet e të drejtave të njeriut. GJEDNJ po mohon të gjitha të drejtat për refugjatët dhe migrantët. Vendimi injoron plotësisht realitetin në kufijtë evropianë dhe veçanërisht situatën e atyre që vijnë nga Afrika Subsahariane në kufirin Spanjë-Marok. Për më tepër, ky vendim do të merret si referencë për kthime të dhunshme kudo në Evropë”, tha Wolfgang Kaleck, sekretari i përgjithshëm i Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut.

Lexo po ashtu:  Meta: Ideja për shkëmbim territoresh, kriminale, në fokus integrimi i Ballkanit

Avokatët mbrojtës të dy emigrantëve Carsten Gericke (Hamburg) dhe Gonzalo Boye (Madrid), thonë se “GJEDNJ jo vetëm që pranon konceptin e Spanjës për një zonë kufitare pa ligje, por krijoi një doktrinë të re që mund të zbatohet për çdo rast: kushdo që vendoset në një situatë të paligjshme nuk mbrohet nga të drejtat e njohura në konventë“, thonë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *