Sipas “Kurir” nga rrethet diplomatike është mësuar se Gjermania është “vendi i madh dhe i fuqishëm evropian” siç ishte shpreh Vuçiq që ja kërkua vendosjen e taksës ndaj Serbisë, ndërkohë Makron dhe Merkel luftojnë për dominim në BE përmes Serbisë.

Pas deklaratës së dhënë dje nga presidenti i Serbisë Vuçiq se ka mësuar vendin e madh dhe të fuqishëm evropian që ka “mësuar dhe kërkuar” nga Prishtina të vendos taksat, “Kurir” në rrethet diplomatike vërteton se kjo është Gjermania.

“Në një tekst më të gjatë ky medium përshkruan edhe situatën ëq mbretëron ndërmjet dy preje vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian , Gjermanisë dhe Francës për dominim, që shprehet si në emërimet në pozitat kyçe po ashtu edhe qëndrimet ndaj zgjerimit dhe çështjet tjera” thuhet ë tekst.

Po ashtu konstatohet se këto dy vende përkatësisht krerët e tyre kancelarja Merkel dhe presidenti Makron po luftojnë për dominim në BE, duke shfrytëzuar ede situatën në lidhje me rrugën evropiane edhe dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit.

Lexo po ashtu:  A ka shpresë pas 20 vjetësh? Të pagjeturit, temë e dialogut në Bruksel

Një ditë më parë gjatë një interviste pas takimit të liderëve të Ballkanit me ata të BE-së, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka lëshuar akuza të rënda ndaj si tha “një vendi të madh dhe të fuqishëm evropian” që ka kërkuar nga Prishtina të vendos taksat ndaj Serbisë , me qëllim që të largohemi nga dialogu, ndërkohë që nuka përmendur emër.

Vuçiq nuk ka dashur të bëjë publike për cilin bëhet fjalë dhe për cilin vend mendon, por siç mëson “Kurir” nga rreteh diplomatike fjal është për Gjermaninë!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *