Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Drejtor i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka thënë se policja e cila vrau familjen dhe veten nuk kishte sjellje të mira me kolegë dhe qytetarë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shillova, ka theksuar se historiku i saj për sjellje jo të mira ka filluar në korrik të vitit 2017.

“Policja kishte sjellje jo të mira me kolegë dhe qytetarë, si rezultat i sjelljeve të saj është marrë një vendim për transfer dhe trajtim psikologjik”, është shprehur Shillova

Shillova gjithashtu ka thënë se në stacionin policor në Gjilan është rekomanduar nga psikologu t’i merret arma dhe t’i caktohen detyra të lehta në stacionin policor ku nuk përdoret arma.

“Është transferuar në stacionin policor Gjilan me datën 07. 07. 2017 dhe është rekomanduar nga psikologu t’i merret arma dhe t’i caktohen detyra të lehta në stacionin policor ku nuk përdoret arma”, ka thënë Shillova.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Amerikë: Falënderoi veçanërisht Federatën Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatën “PEJA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *