Apendisiti është një inflamacion i apendiksit (zorrës qorre, rreth 9 centimetra e gjatë).

Apendisiti shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të djathtë të abdomenit. Sidoqoftë, në shumicën e njerëzve, dhimbja fillon rreth legenit dhe lëviz. Ndërkohë që inflamacioni përkeqësohet, zakonisht dhimbja e apendisitit shtohet dhe me kalimin e kohës bëhet shumë e rëndë.

Edhe pse çdokush mund të zhvillojë apendisit, shumicën e rasteve ndodh tek personat mes moshave 10 dhe 30 vjeç. Trajtimi standart është heqja e apendiksit me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.

Shenjat dhe simptomat e apendisitit përfshijnë:

  • Dhimbje e papritur që fillon në anën e djathtë të poshtme të abdomenit
  • Dhimbje e papritur që fillon rreth legenit dhe shpesh kalon në anën e djathtë të poshtme të abdomenit
  • Dhimbje që përkeqësohet nëse kolliteni, ecni apo bëni lëvizje të tjera
  • Të përziera dhe të vjella
  • Humbje e oreksit
  • Temperaturë e ulët që mund të rritet nëse sëmundja përparon
  • Kapsllëk ose diarre
  • Fryrje abdominale
  • Gazra

Vendi i dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të moshës së personit dhe pozicionit të apendiksit. Tek gratë shtatzëna, dhimbja mund të duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e ambdomenit sepse apendiksi është më lart gjatë shtatzënisë.

Lexo po ashtu:  Çaji i zi lufton diabetin

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse ju apo fëmija juaj keni shenja apo simptoma shqetësuese. Dhimbja e rëndë abdominale kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet

Një bllokim në veshjen e apendiksit që rezulton në infeksion është zakonisht shkaku i apendesitit. Bakteriet shumohen me shpejtësi, duke shkaktuar që apendiksi të irritohet, enjtet dhe të mbushet me qelb. Nëse nuk trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur apendiksi mund të shpërthejë.

Komplikacionet

Apendesiti mund të shkaktojë komplikacione serioze, si:

  • Një apendiks i shpërthyer – Shkakton që infeksioni të përhapet në të gjithë abdomenin (peritonin). Kjo mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale për të hequr apendiksin dhe për të pastruar kavitetin e abdomenit.
  • Një xhep plot qelb që formohet në abdomen – Nëse apendiksi shpërthen, mund të zhvillohet një xhep infeksioni. Në shumicën e rasteve, një kirurg e than këtë xhep duke vendosur një tub nëpërmjet murit abdominal për në plagën e formuar. Tubi lihet kështu për rreth dy javë, dhe mjeku jep antibiotikë për të pastruar infeksionin. Kur infeksioni të pastrohet, pacienti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr apendiksin. Në disa raste xhepi pastrohet dhe thahet dhe apendiksi hiqet menjëherë.
Lexo po ashtu:  Çfarë është bronkiti kronik?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *