Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka shkarkuar nga pozitat e konsujve 14 veta. Për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë. Në këtë listë bëjnë pjesë këshilltarja e Ramush Haradinajt, të afërm të zyrtarëve të partive politike  e plot zyrtarë të AKR’së, të emëruar nga shefi i tyre, Behgjet Pacolli, sa mbante pozitën e ministrit të Jashtëm

Albioneta Ademi

Glauk Konjufca e ka nisur punën e tij me 14 shkarkime të konsujve të emëruar, dy viteve të fundit. Për shumicën prej tyre është raportuar se kanë qenë të afërt me partitë e PAN’it, e kanë qenë edhe pjesë aktive e tyre.

Në listën e të shkarkuarve nga ministri i Jashtëm është Diellza Hoti, ish-këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila u dërgua si konsulle në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Po ashtu është shkarkuar edhe dizajnerja  Xheraldina Rexhepi, që ishte konsulle në Vjenë.

Ështa shkarkuar edhe Festim Lushtaku, nipi i zyrtarit të PDK’së, Sami Lushtakut. Festim Lushtaku, më parë ka qenë i angazhuar si asisten administrativ në konsullatën e Kosovës në Sttutgart.

Lexo po ashtu:  Kufijtë e BE-së vazhdojnë të mbesin të mbyllur për shtetasit e Kosovës

Në listën e të shkarkuarve është edhe Modesta Imeri, bashkëpunëtore e ambasadores së  Kosovës në SHBA, Vlora Citaku. Imeri mbante pozitën e konsullës në të njëjtën pozitë.

Bashkë me Xheraldina Rexhepin dhe Modesta Imerin, ish-ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, në vitin 2018, ka emëruar Kadri Balajn konsull në Mal të Zi dhe Lutfi Bilallin në konsull në konsullatën e Kosovës në Frankfurt. Balaj ishte zyrtar i Nismës ndërsa Lufti Bilalli zyrtar i AAK’së.

Është shkarkuar edhe Ngadhnjim Makolli, që ishte emëruar Konsull në Kanberra të Australisë, ka qenë zyrtar i AKR’s dhe në vitin 2017 e ka udhëhequr një degë të kësaj partie, derisa shefi i tij, Behgjet Pacolli, e bëri pjesë të diplomacisë.

Ai është emëruar konsull më 1 gusht të vitit 2019, gjatë qeverisë në dorëheqje.

AKR’ja, parti e vogël në Kuvend mandatin e kaluar, por me diplomatë të shumtë.

Liridon Sadrija, ish-këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ishte konsull në Hamburg të Gjermanisë. Edhe atë e ka shkarkuar Konjufca.

Po ashtu, ish-kryetari i degës së AKR’së në Gjilan, Ismet Hajdini, i emëruar konsull në Pragë, është shkarkuar sot.

Lexo po ashtu:  “U nxituam”, Safet Gjici kërkon falje për heqjen e titullit për Veton Surroin

Ramiz Ismajli ishte pjesë e AKR’së, që më pas u bë konsull në ambsadën e Kosovës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe/

Në vitin 2018, Pacolli ka nënshkruar emërimin e Kadri Gërvallës konsull në Shtutgart të Gjermanisë. Gërvalla ishte koordinator i Nismës për Evropën.

Tre të shkarkuarit e tjerë të Konjufcës janë edhe Hënor Pakashtica, konsull në Sojfe të Bullgarisë; Xhavit Gërbeshi, konsull në Dyseldorf të Gjermanisë dhe Eshref Haxhiu, konsull në Doha, Katar.

Ministri i Jashtëm njoftoi se 14 shkarkimet po i bënte në pajtim me ligjin dhe se emërimet e tyre ishin bërë kundërligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *