Lajmi për njohjen nga Xhamajka duket të mos jetë i vërtetë, pasi këtë e ka mohuar ministrja e jashtme e këtij shteti.

E pas kësaj, ka reaguar deputetja Fitore Pacolli, nga VV, duke thënë se duhet të shkarkohet ambasadorja Vlora Çitaku, nëse ajo e ka dhënë informatën e pavërtetë për njohje.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Kosovës nuk i duhen Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta, por Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.

Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari.

Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.

Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.

Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.

 

Lexo po ashtu:  Arben Kola me plis në kokë në Parlamentin Evropian, kërkon mbrojtjen e lumenjve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *