Dje mediat e ndryshme kanë raportuar se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet. Për këtë doli në një prononcim në mediat sociale edhe kryeministri Albin Kurti.

Mirëpo sot Ministria e Jashtme e Xhamajkës ka mohuar që vendi i saj të ketë njohur Kosovën duke krijuar një situatë fare të pakëndshme. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka paralajmëruar masa për të gjithë personat e përfshirë në këtë incident, çka nënkupton se ambasadorja e SHBA në SHBA, Vlora Çitaku mund të largohet nga detyra.

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit, ka thënë ai.

Paaftësi apo lojë e qëllimshme, kjo mbetet për t’u parë. Por në çdo rast  ambasadorja nuk e ka më aty vendin nëse do të flasim për shtet normal. Dhe largimi i saj duhet formalizuar edhe sikur presidenti Thaçi ta kundërshtojë largimin e saj.

Lexo po ashtu:  Bosnja fton të gjithë ata që e mbrojtën në luftë të mos udhëtojnë në Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *