Disa prindër besojnë se fjetja me fëmijën krijon një zakon të keq dhe kanë frikë se fëmijët do të mësohen të jenë pranë tyre, duke e bërë të vështirë për ta që ndonjëherë të flenë vetëm.

Të tjerët nuk pajtohen dhe mendojnë se është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u lidhur me fëmijët e tyre.

Është një mënyrë qetësimi pas një dite të stresuar: Jeta me fëmijët është shumë e vrullshme pasi jeni gjithnjë duke u kujdesur për ta që të vishen për nën shkollë, që të dalin në lulishte dhe të luajnë që të hanë mirë etj etj. Kështu që ky moment është një moment për të ndaluar dhe për ti shijuar ato.

Ndihmon në shëndetin mendor të fëmijës tuaj; Susan Krauss Whitbourne, një mësuese e shkencave psikologjike dhe trurit, thotë se prindërit të cilët flenë me fëmijët e tyre, ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të tyre fizik dhe psikologjik.
Një studim i vitit 2010 gjithashtu thotë se fjetja me prindërit zvogëlon stresin, i cili ndikon në zhvillimin e trurit të tyre dhe se si ata do të reagojnë ndaj stresit në të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Nëse ti dhe partneri yt u keni mbijetuar këtyre 6 fazave, Martesa juaj s’ka fund!

Kur shtriheni në shtrat me fëmijën tuaj për t’i ndihmuar të bien në gjumë, është koha e përsosur për t’u lidhur me fëmijët tuaj. Ju mund të lexoni një libër së bashku dhe pastaj të flisni për të, ose fëmija juaj mund të dëshirojë t’ju tregojë se si ishte dita e tyre në shkollë, ose çfarë planesh kanë ata për fundjavën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *