Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë të ditur se brenda territorit të Kosovës nuk është regjistruar asnjë rast me persona të infektuar me coronavirus.

Ky institut, përmes një komunikate, sot ka bërë të ditur se të shtunën gjatë natës kanë marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacientë të dyshimtë në Koronavirus COCID-19.

Pacientët janë vizituar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B dhe kanë rezultuar negativ për të tri analizat, pra dy pacientët nuk janë të infektuar me vi rusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.

Ekipet e Institutit Kombëtar thotë se po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. 

IKSHP Ka dhënë disa këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga infeksionet e ndryshme respiratore.

Kumtesa e plotë e IKSHP:

“NË KOSOVË NUK KA RASTE ME KORONAVIRUS!

JO FRIKË, POR KUJDES NGA INFEKSIONET RESPIRATORE!

LANI DUART SA MË SHPESH!

1. Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

2. Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!

3. Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jemi në rrezik nga infeksionet respiratore!

4. Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

5. Lani duart porsa hyni në shtëpi!

6. Lani duart para fillimit të përgaditjes së ushqimit!

7. Lani duart pas përdorimit të tualetit!

8. Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

9. Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

10. Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!

11. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

12. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

13. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

14. Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

15. Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

16. Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike që përdorin transportin publik të përdorin maska!

17. Gjatë udhtimit përdorni ushqime të paketuara!

18. Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

19. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!

20. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!”, thuhet në njoftimin e IKSHP.

Lexo po ashtu:  Dieta mesdhetare, për një shëndet më të mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *