Murat Ujupi

Me përfundimin e luftës në Kosovë të gjithë kanë qenë të mendimit se do të përftohej një shtet relativisht i harmonishëm.

Shpresa se do të vinte harmonia ka qenë shumë e përhapur. Udhehëqësit politikë dhe intelektual kanë përpunuar pikëpamje të ngjashme me këtë. Ushtria çlirimtare fitojë luftën me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar, regjimi Serb u shemb shtetet në ballkan morën rëndësi tjetër, rivalët e luftës përmes diplomacisë ndërkombëtare hynë në ujdinë për paqeruajtje dhe paqebërje.

Momenti i euforisë në përfundimin e luftës lindi iluzioin e harmonisë i cili shpejt doli se ishte pikërisht iluzion.

Iluzione të ngjashme për harmonin patën lulëzuar, për periudha të shkurtëra, pas përfundimit të secilit konflikt të madh të shekullit të njëzetë.
Dëshpërimi i popullit u kthye shumë shpejtë, por këtë herë si pasojë e politikëbërjes së dobët dhe klaneve mafioze të cilët uzurpuan institucionet shtetit.

Populli humbi shpresën për një jetë më të mirë sepse ishin varfëruar shum ndërsa mafiozët të cilët qeverisnin shtetin u bënë milionerë, duke privatizuar qdo aset shtetëror e duke i kthyer fabrikat në deponi , duke krijuar punësime në institucione me nepotizëm, etj.
Deshperimi filloj të rritej shum dhe nxiti një pjesë të konsiderueshëm të popullatës që të revoltohen e një pjesë tjetër të largohën nga vendëlindja e tyre në kërkim të një jete më të mirë e disa të tjerë rrinin të qetë dhe nuk reagonin sepse ishin hipnotizuar nga premtimet boshe të këtyre mafiozëve të cilët qeverisnin me vendin.

Lexo po ashtu:  Gjuha e dyfishtë e perëndimorëve për vende si Shqipëria

Përveq varfërisë dhe shtypjes së popullatës nga pushtetet e kaluara, është edhe dëshpërimi tjetër sepse ballkani është në një luftë te ftohtë e të ashpërt por që jo vetëm ballkani por lufta e ftohtë globale sa është duke u thelluar e duke u bërë më kërcënuese për njerëzimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *