Familja al-Naem, në qytetin e Khan Younis të Gaza në Palestinë, po përballet me dhimbje të madhe për humbjen e djalit të tyre 27 vjeçar, Mohammed al-Naem.

“Djali im është gjithçka për mua, ai ishte zemërmirë, fetar dhe shumë i moralshëm”, tha nëna e Mohammed, Mirvat.

Sipas Al Jazeera, Mohammed al-Naem u qëllua për vdekje të dielën nga ushtria izraelite, pasi u akuzua për “mbjelljen” e një pajisje eksplozive pranë gardhit të ndarjes së bazës së ushtrisë izraelite në lindje të qytetit Khan Younis.

“Ne jemi martuar që një vit e gjysmë, ka qenë i ëmbël me mua. Foshnja jonë është më pak se një vit, nuk e meriton të rritet pa baba”, ka shtuar ajo.

Hiba ndër tjerash ka shtuar se Mohamed ishte një inxhinier i cili punonte me kompani të ndryshme pasi siguronte jetesën e familjes.

Gazetari dëshmitar rrëfen ngjarjen

Gazetari që mbuloi këtë ngjarje Muthana al-Najjar, mësoi se kishte pasur një incident afër gardhit në qytetin e Khan Younis të dielën në orën 6 të mëngjesit. Me këtë rast, ai kishte shkuar me pajisjet e tij të kamerës.

Lexo po ashtu:  Bilanci i viktimave/ Italia mbetet në kulm, shefi i Mbrojtjes Civile: “Nuk e dimë ende kur fillon faza 2”

“Skena e incidentit ishte tmerruese”, tha ai.

“Kishte vendosje intensive të ushtarëve izraelitë në atë vend. Ishte një tank i vendosur izraelit Merkava”, ka shtuar gazetari.

Përveç gazetarit i cili ishte edhe vullnetar i kësaj ngjarjeje, një grup shikuesish ishin mbledhur dhe kishin bërë përpjekje për ta rikuperuar trupin, mirëpo nuk arritën, pasi ushtria izraelite gjuante me zjarr drejt tyre.

“Përpjekja e parë e shpëtimit u bë nga katër fermerë civilë që morën një karrocë dore dhe u përpoqën t’i afroheshin trupit të Mohammed, por ushtria gjuajti me zjarr drejt tyre dhe përpjekja e tyre për të tërhequr trupin dështoi”, tha al-Najjar.

“Ndërsa sa më shumë njerëz afroheshin, aq më shumë afrohej edhe ushtria izraelite afër zonës”, ka shtuar al-Najjar.

“Megjithëse buldozeri në fillim nuk ishte afër, katër të rinjtë arritën ta vendosnin trupin e Mohammed në karrocën e tyre, mirëpo duke nxituar, ata u qëlluan nga ushtria, njëri prej tyre u plagosë, ndërsa kufoma e tij ra në tokë”, ka rrëfyer gazetari.

Burrat që përpiqen të “mbledhin” një trup ndërsa një buldozer u afrohet atyre, përgjatë gardhit Gaza-Izrael, në lindje të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës [Muthana Al-Najaar/AFP]

Lexo po ashtu:  Raportime se CoVid 19 ka qarkulluar në Itali që në muajin nëntor 2019

“Gjatë përpjekjes së tretë të shpëtimit, buldozeri hyri në Gaza me tank”, theksoi al-Najjar.

“Ndërsa një person arriti të kapte trupin e Mohammed, buldozeri izraelit u nxitua dhe e kapi kufomën, ndërsa ushtarët qëlluan njërin nga shpëtuesit në këmbë, në mënyrë që më askush të mos i afrohej trupit”, rrëfen gazetari ndër tjerash.

Reagimet nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe grupi i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), duke thënë se Mohammed ishte anëtar i tyre, ndërsa në shenjë proteste kanë lëshuar 20 raketa drejt Izraelit.

Ndërkaq gjatë natës, Izraeli kreu një numër sulmesh ajrore pranë Damaskut, Sirisë dhe Gazës.

Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez ka thënë se dy prej anëtarëve të tyre u vranë në Siri.

Një gazetar vendas ka kapur skenat teksa një grup palestinez po përpiqej të merrte trupin e Mohammed, ndërsa afrohej një buldozer ushtarak izraelit.

Me këtë rast, ushtria izraelite kishte mbërthyer trupin e të ndjerit, duke e marrë me vete.

Lexo po ashtu:  “Pse më sheh shtrembër?”, si nisi sherri në Durrës. 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Reagimet e familjarëve

Imazhet e trupit të pajetë të Mohammed i tërhequr nga buldozeri, ka ngritur reagimin e palestinezëve, ndërsa familja ka kërkuar edhe kthimin e kufomës për ta varrosur atë.

“Nuk u mjaftuan që e vranë djalin tim? Ajo çfarë kanë bërë ata është krim i madh kundër njerëzimit”, ka thënë nëna e tij, Mirvat.

“Gjithçka që dua është të më kthejnë djalin tim, është e drejta ime ta shoh për herë të fundit, t’i jap lamtumirën, e ta varros atë afër meje”, ka shtuar Mirvat.

Ndërkaq gruaja e tij Hiba e cila është 25 vjeçe mes lotësh e përshkroi burrin e saj si një njeri me zemër të fortë dhe punëtor.

“Muhamedi ishte një njeri shumë i sjellshëm dhe i mrekullueshëm”, ka thënë Hiba për Al Jazeera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *