Shkëlqim Cela

Ne shqiptarët e sotëm, të 100 vjetëve të fundit, nuk meritojmë dy gjëra: gjuhën shqipe dhe Skënderbeun.

Ndërkaq, më duhet të them se pjesa jonë më e mirë, me shumë diferencë më e mirë, janë femrat tona. Meshkujt shqiptarë të sotëm nuk i meritojnë femrat shqiptare. Une nuk di të ketë të tjera të barabiten me tonat: femrat e vendeve alipine (si tirolezet, psh) ose skandinavet kane trupa më të lartë dhe lëkurë më të pastër, por femra shqiptare i thyen ato me “brio”, me një materie në formë fushe që rrezaton vazhdimisht prej tyre, sikur femrat tona të gjysmë-zbërtheheshin si uraniumi.

Unë nuk e ve aspak në dyshim që Shqipëria do ishte në EU sot, sikur të varej kjo vetëm nga femrat e saj. Shprehja për frengun, që sikur kombi francez të përbëhej vetëm nga gra, sa komb i tmerrshëm do ishte, për ne përkthehet “sa komb i bukur do ishte”.

Në këtë kuptim, dështimi modern historik i shqiptarëve është thuajse kryekëput një dështim mashkullor. Ne i jepemi botes përjashta përmes skalioneve të meshkujve dështakë.

Lexo po ashtu:  Largimi është çështje personale, qëndrimi është çështje kombëtare

PS: Ta kisha në dorë, do vendosja alaminut ligjin për dënim të përshpejtuar me vdekje për dy kategori: molestuesit e fëmijeve dhe tutorët e femrës shqiptare. Këta të fundit do eleminoheshin fizikisht edhe sikur tutorllëku të vërtetohej që ishte bërë me pëlqimin e femrës. E vetmja gjë vërtetë e mirë e arteve tona figurative është paraqitja e Shqipërisë si grua (nënë), ndërsa vetë folku ynë nuk mund të gabonte: e paraqet si gocë të re (nuse)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *