Një dedikim për ty, gjyshi im dhe gjithë gjyshërve që tani kanë fluturuar lart në qiell, por megjithatë na ndjekin dhe ndriçojnë hapat tona përditë.

Unë jam e sigurt se ata janë të pranishëm në çdo gjë që bëjmë gjatë ditës.

Ti më pe që të rritem, më more për dore dhe më prive në këtë udhëtim të gjatë të quajtur JETË.

Dashuria është të jesh gjithnjë aty për njerëzit, dhe të parët që na ndihmojnë ta kuptojmë janë gjyshërit, në fakt falë teje mora vesh kuptimin e vërtetë të fjalës DASHURI.

Edhe pse tani je bërë engjëll, gjithmonë të ndiej në krahun tim, tek më sheh dhe buzëqesh me mua, do të mbetesh gjithmonë i gjallë në kujtimet e mia. Kurrë nuk do të të harroj.

Dhe të betohem se, atë ditë, po ta dija që do ishte hera e fundit që të shihja, do të të kisha përqafuar më fort.

Thuhet se kujtimet gradualisht zbehet, por fytyra jote kaq e ëmbël ka mbetur përgjithmonë mu përpara syve të mi.

Lexo po ashtu:  Pse disa njerëz i kapë gjumi sapo hipin në makinë, shkenca ka një shpjegim

Vendi më i mirë ku të gjendesh kur je e trishtuar, është në krahët e gjyshit.

Dhe për mua ke qenë, një udhërrëfyes special. Gjithmonë e dija se në supin e kujt të qaja kur isha e mërzitur. Në supin tënd!

Më mbroje gjithmonë, nga gjithçka dhe të gjithë, mbi të gjitha nga mami dhe babi, dhe pikërisht aty kam kuptuar se si gjyshërit i duan nipërit dhe mbesat, edhe më shumë se fëmijët e tyre.

Ishe një përzierje të qeshurash, aktesh dhembshurie, rrëfenjash të mrekullueshme dhe shumë, shumë dashurie.

Do të të marr me vete në pjesën më të bukur të zemrës sime.

Do të të dua gjithmonë… më mbro gjithmonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *