Tiranë, 26.02.2020

Deklaratë për media

Deklarata e sotme nga ana e Bashkisë Tiranë mbyll përfundimisht, me turp, historinë e “ligjit special” me të cilin kërkohej të grabitej trualli publik e privat përreth Teatrove Kombëtarë. Ky ligj, i shkruar apostafat për një truall të vetëm dhe për një firmë të vetme, ishte një çmenduri ligjore që shkelte jo vetëm Kushtetutën e vendit, por edhe të gjithë parimet e shtetit ligjor në një vend demokratik.

Tërheqja e Bashkisë nga “ligji special” dhe kërkesa e saj për të kryer një investim të zakonshëm publik konfirmon se:

• “Ligji special” ishte anti-kushtetues dhe një problem i rëndë për qeverinë dhe Bashkinë. Ky ligj kishte si synim vetëm grabitjen e truallit publik e privat përreth Teatrove Kombëtar. Falë insistimit të vazhdueshëm të Aleancës dhe mbështetësve të saj prej thuajse dy vjetësh, problemi i “ligjit special” u kthye në një gangrenë të vazhdueshme për qeverinë dhe Bashkinë.

• Ruajta e pronave publike përreth Teatrove Kombëtarë evitoi dëme ekonomike dhe urbanistike për publikun. Tërheqja e “ligjit special” e bën të pamundur grabitjen e truallit.

Lexo po ashtu:  Besimi i verbër në autoritet është armiku më i madh i së vërtetës.

• Investimi nga fondet publike ri-konfirmoi dhe njëherë se shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Investimi për restaurimin e Teatrit mund të përballohej me kohë nga buxheti publik, e nuk kishte nevojë për artifica të dëmshme ligjore siç ishte “ligji special”.

• Insistimi i Aleancës për marrjen e informacionit publike rreth tenderit, tashmë të dështuar, ishte më se i drejtë dhe Bashkia ka shkelur prej muajsh Ligjin për Informim publik.

• Investimi publik për Teatrot Kombëtarë duhet të ketë synim të qartë RUAJTJEN E RESTAURIMIN E TYRE, dhe aspak shembjen qoftë edhe me fonde publike! Ky proces duhet të jetë publik, transparent, e gjithëpërfshirës. Mbi të gjitha, ky proces duhet të drejtohet nga ekspertë, e duhet mbajtur larg duarve të politikanëve. Vetëm kështu mund të gjendet mënyra më e mirë për ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore që mbart kompleksi, siç u pranua tashmë dhe nga Europa Nostra.

Së fundmi, historia e Teatrove Kombëtarë tregoi se qëndresa, rezistenca, dhe bashkimi funksionojnë. Teatrot Kombëtare u ruajtën falë punës dhe kontributeve të çmuara të qindra e mijëra qytetarëve. Kjo, dhe vetëm kjo, është mënyra se si mund të ruhen dhe fitohen të drejtat tona!

Lexo po ashtu:  Haki Abazi argumenton: "Privatizimi është kanceri i kësaj shoqërie"

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

#mbroteatrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *