Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

Media ka mësuar në natën e së enjtes, nga burimet e saj të besueshme, se masat gjysmake të Kurtit janë kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka refuzuar propozimet e Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë, për t’i hapur rrugën vazhdimit të dialogut, bëjnë të ditur burimet e express.

Masat gjysmake të shefit të ekzekutivit kosovar i ka refuzuar dhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, kanë treguar burimet.

Para se të vinte reagimi nga Uashingtoni, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth trysnisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të vendit për heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.

Hoti, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

Lexo po ashtu:  “Trump gënjen dhe shpik gjëra”

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Sot, Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia, duke filluar nga data 15 mars.

E nëse Serbia ndalon fushatën jomiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri tha se nëse Serbia nuk reflekton, nga 1 prilli do të nisë implementimi gradual i reciprocitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *