MekuliPress sjellë artikullin e gjermanes “Tagesspiegel” mbi Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump, për Dialogun Kosovë-Serbi.

Lexojeni më poshtë:

“Shefi i ri i spiunazhes së Trump-it në ankth: Grenell thuhet se ka punuar për oligarkët e korruptuar

Richard Grenell thuhet se ka bërë fushatë për një politikan nga Moldavia në vitin 2016, i cili konsiderohet si i korruptuar. Drejtori ekzekutiv i Presidentit Donald Trump i Shërbimit të Inteligjencës amerikane, Richard Grenell, më parë shërbeu si këshilltar i një oligarki të Evropës Lindore që tani është në arrati.

Politikanit moldavian, Vladimir Plahotniuc së fundmi iu refuzua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve antikorrupsion të vendosura nga Departamenti i Shtetit muajin e kaluar, raporton portali amerikan ProPublica,” përcjellë MekuliPress.com

“Grenell shkroi disa dokumente në vitin 2016 në të cilat ai mbrojti oligarkët. Sipas ProPublica, ai duhet të kishte mbajtur sekret që ishte paguar për këtë. Grenell gjithashtu nuk u regjistrua në bazë të Ligjit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA). Kjo zakonisht përcakton që në SHBA. puna që kryhet për politikanë të huaj duhet të zbulohet.

Lexo po ashtu:  Këto janë temat që Kurti do i diskutojë me Serbinë

Në emër të Grenellit, një avokat i tha ProPublica-s se Grenelli nuk kishte punuar me kontrate për një pushtet të huaj. (Ambasadorin e mëparshëm amerikan në Gjermani, Grenell, Trump-i e bën koordinator të shërbimit sekret) FARA ka të bëjë me të njëjtin ligj që ish-drejtori i fushatës së Trump-it, Paul Manafort dhe ish zëvendësdrejtori i fushatës Rick Gates u dënuan për shkelje. Manafort doli para gjyqit.
Gates pranoi fajësinë.”/Përktheu: MekuliPress/

Burimi: https://m.tagesspiegel.de/politik/trumps-neuer-spionagechef-in-bedraengnis-grenell-soll-fuer-korrupten-oligarchen-gearbeitet-haben/25579036.html?utm_referrer=http%3A%2F%2Ftheworldwidejournal.com%2F2020%2F02%2F24%2Fgrenell-soll-fur-korrupten-oligarchen-gearbeitet-haben%2F&fbclid=IwAR1X8hl6czYdf7p9IgXWI26fdAEV1wQADVzdNHaYvnZPh2tCunTLKXDf5Mc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *