Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani zotohet se koalicioni mes partisë nga vjen ajo dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po ecën mirë, por me disa dallime. Për çka ajo konsideron se ata që ata synojnë “shkatërrimin”, nuk do të arrijnë.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Vjosa Osmani foli për propozimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e tarifës.

Ajo tha se nuk ka rrezikshmëri dhe tendenca për prishjen e relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne sot do të kemi takime me kryeministrin që do të diskutohet këto çështje dhe konkretisht në lidhje me propozimin e tij të fundit do të dalim me qëndrim vetëm pas atij takimi. Sa i përket vlerësimeve asaj që dikush po tentoj të rrezikojë apo shkatërrojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne cilësinë e kryetares të kuvendit them se që në asnjë moment nuk kam parë ndonjë tendencë apo qëllim nga kush do në Qeverinë e Kosovës, që të prish relacionet me ShBA-të. Në fakt, unë shoh një gatishmëri të plotë të të gjithë anëtarëve të qeverisë që çdo veprim ta bashkërendojnë me partnerët tanë, raportet me të cilat i kemi ekzistenciale si shtet. Natyrisht që edhe unë kam bërë thirrje për një dakordim të tillë dhe çfarëdo që mund të ketë ndonjë detaj për të cilën mund të mos ketë pajtim për momentin, unë jam e bindur qe do të arrihet shpejt”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu:  - Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Ajo u zotua se koalicioni është duke ecur mirë, megjithatë pohoi se me disa dallime.

“Unë e shoh që koalicioni po ecën mirë, për detajet e vogla, dallimet e vogla, ju siguroj që do të tejkalohen, kushdo që ka synime që dallimet e vogla t’i përdorë për një shkatërrim të një raporti të krijuar tash e vite të tëra dhe të konfirmuar edhe me votën e 6 tetorit, ju siguroj që nuk do t’ia arrijë”, ka theksuar ajo.

E pyetur se a ka punuar Kurti në pajtueshmëri me politikat e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Osmani tha se propozimet e Qeverisë për tarifën do të diskutohen edhe më tej.

“Vendimet merren në Qeverinë e Kosovës. Dua të them që temat që janë të rëndësisë së tillë që është çështja e tarifës duhet që gjithnjë të ketë konsultime, gjithnjë të ketë darkodime. Ai vendim është ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës, nuk është vendim i kuvendit. Në kuvend debatojmë, siç do të bëjmë edhe të hënën. Mirëpo është vendim është ekskluzivisht i Qeverisë te Kosovës.. sa e kam kuptuar unë ka propozim, do të diskutohet edhe më tej dhe ne momentin që ka dakordim të plotë, atëherë jam e bindur që dallimet tejkalohen pa asnjë problem siç janë tejkaluar të gjitha dallimet e tjera”, ka deklaruar Osmani.

Lexo po ashtu:  Mbështesim kërkesën që lulëkuqja me katër petale, me ngjyrat e Flamurit Kuqezi, të bëhet simbol zyrtar i gjenocidit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës

Sa i përket paralajmërimeve të AAK-së se do të ketë protesta pas heqjes së taksës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se është e drejtë kushtetuese, megjithatë sipas saj, nuk duhet të keq shfrytëzohet për organizime, një vendim që është në interes të vendit.

“Besoj fuqishëm, ky është mendimi im – që heqja e tarifës e ka përkrahjen e qytetarëve. Prandaj një vendim që është interes të vendit dhe në interes të mirëmbajtjes së raporteve tona me aleatë strategjikë nuk do të duhej të keqpërdorej dhe të keqinterpretohej për organizime. Por e drejta për protesta është kushtetuese, ka thënë Osmani.

Sipas saj, këtë të hënë me datën 2 mars, do të ketë seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga 41 deputetët për tarifën, pastaj do të ketë sea ncë me datën 5 mars, për të shënuar Epopenë e UÇK-së dhe po ashtu me datën 9 mars, meqë data 8 mars është e diele, do ta ketë një seancë për ditën ndërkombëtare të gruas, ku do të jetë seancë tematike që do t’i kushtohet në tërësi sensibilizimit të grave të dhunuara gjatë luftës”, ka deklaruar Osmani.

Lexo po ashtu:  111 vjetori i Pavarësisë, ambasadori Petrit Malaj bën bashkë figurat më të larta politike të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *