Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut Alon Ben-Meir, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, pas heqjes së pjesërishme të taksës ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt hapjes së dialogut konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, nga dialogu mund të përfitojnë të dyja palët.

“E përgëzoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që ndërmori hapin e duhur për të hequr tarifën 100% të mallrave të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm drejt hapjes së një dialogu konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur konfliktin e tyre, nga i cili mund të përfitojnë të dy palët”, ka shkruar profesori amerikan në Facebook.

Lexo po ashtu:  Fillon arrestimi i banditëve serbë/ Arrestohet njëri nga udhëheqësit e grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri – Tre policë të lënduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *