I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk do të jetë më ushtrues detyre i Shefit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tetë ditë pasi Grenell u emërua ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, e ka emëruar në këtë pozitë kongresmenin republikan, John Ratcliffe.

“Jam i nderuar të njoftoj emërimin e Kongresmenit John Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare (DNI)”, u shpreh Trump, në një shkrim në Twitter.

Ambasadori i ShBA-ve në Berlin, Richard Grenell, e uroi kongresmenin Ratcliffe për pozitën e re në një cicërim në Twitter.

Në cilësinë e të dërguarit special për dialogun, Grenell deri më tani ka ndërmjetësuar arritjen e dy marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë – marrëveshja për hapjen e linjes ajorore Prishtinë-Beograd dhe atë për linjën hekurudhore dhe autostradën.

Lexo po ashtu:  Së shpejti modeli i ri i maskave që ndizen kur ka kontakt me coronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *