Në videon e Dua Lipës për revistën ”Vogue”, dëgjohet një fjali në shqip, e cila përkthehet ndërkohë me titra anglisht.
Nëse e keni parë një herë këtë video me siguri nuk e dalluat zërin e një vajze që thotë ”Ajo veshi Marc Jacobs, po më mahnitë, Dua”.
Artistja shqiptare me famë në botë e ka shpërndarë këtë video në Instagram, ku ndiqet nga afërisht 40 milion njerëz. Dua gjithmonë ka treguar për origjinën e saj dhe sesa krenare ndihet që është shqiptare. Vetëm të përmendim koncertet e mbajtura në Kosovë, ”Sunny Hill Festival”, ku performojnë artistët më të mirë botërorë.
https://youtu.be/aO_76YhBymM