Egzon Gashi e Dardan Hajrizi kanë themeluar kompaninë “Teach For Kosova”.

Është bërë e ditur se dy të rinjtë kosovarë, Egzon Gashi e Dardan Hajrizi, janë modeli i rikthimit të anëtarëve të diasporës shqiptare në vendin e origjinës.

Thuhet se Gashi dhe Hajrizi kanë lindur dhe janë shkolluar në Virginia e New Jersey. Ata vitin e kaluar janë kthyer në Kosovë, ku kanë themeluar kompaninë e tyre. Kjo nismë sipërmarrëse ka edhe një objektiv më të gjerë: synon angazhimin e profesionistëve për përmirësimin e sistemit të arsimit, me një fokus të veçantë shkollat fillore.

Egzon Gashi e Dardan Hajrizi kanë themeluar kompanin “Teach For Kosova” – pjesë e rrjetit global “Teach for All”, për angazhimin e profesionistëve me shkallë të lartë të edukimit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit me theks në shkollat fillore.

Së fundmi, “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, prezantoi ecurinë e zhvillimit të organizatës dhe misionin e saj para palëve të rëndësishme në vend. Të pranishëm ishin kryetarë të komunave, nënkryetarë, dhe drejtorë të arsimit në nivelin komunal.

Lexo po ashtu:  Çfarë thonin për Konicën që jetonte larg Shqipërisë…

“Shpresojmë që të punojmë ngusht me ta për të vendosur mësuesit tonë në shkolla. Që të fillojmë punën tonë drejt një sistemi arsimor më të fortë dhe më të drejtë”, është shprehur Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *