Vite studimesh kanë treguar se kur vjen puna tek çeshtjet e zemrës gjinia ka shumë rëndësi. Një shembull për këtë është edhe problemi  i zemrës i quajtur kardiomiopatia takotsubo, i njohur edhe si sindroma e zemrës së thyer, që u përshkrua për herë të parë në vitin 1990 në Japoni. Më shumë se 90% e rasteve të raportuara janë në gratë e moshës 58 – 75 vjeç. Studimet sugjerojnë se 5% e femrave të dyshura se kanë atak në zemër, në fakt kanë këtë problem. Shumica e njerëzve përmirësohen pa pësuar ndonjë dëmtim afat – gjatë.

Karakteristika të kardiomiopatisë takotsubo:

  • Dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje pas një stresi të rëndë (emocional apo fizik).
  • Parregullsi në elektrokardiogramë që imitojnë ato të një ataku në zemër.
  • Nuk ka prova të një bllokimi të arterieve koronare.
  • Parregullsi në lëvizjet e ventrikulës (barkushes) së majtë.
  • Fryrje e ventrikulës së majtë.
  • Rimëkëmbje brenda një muaji

Çfarë është kardiomiopatia takotsubo apo sindroma e zemrës së thyer?

Kardiomiopatia takotsubo është një dobësim i ventrikulës së majtë, dhomës kryesore pompuese të zemrës, zakonisht si rezultat i një stresi të rëndë fizik apo emocional, si një sëmundje e papritur, humbja e një njeriu të afërt, një aksident serioz, apo një fatkeqësi natyrore si p.sh. një tërmet.

Lexo po ashtu:  5 ndryshime në mënyrën e jetesës që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin tonë

Kjo është arsyeja se pse ky problem quhet edhe kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi, apo sindroma e zemrës së thyer. Simptomat kryesore janë dhimbja në kraharor dhe vështirësia në frymëmarrje.

Stresorë të lidhur me kardiomiopatia takotsubo:

  • Rënie e papritur e tensionit të gjakut
  • Sëmundje serioze, ndërhyrje kirurgjikale, apo procedurë mjekësore
  • Dhimbje e rëndë
  • Dhunë
  • Krizë astme
  • Marrja e lajmeve të këqija (si p.sh. një diagnozë kanceri)
  • Aksident me makinë apo ndonjë lloj tjetër aksidenti
  • Humbje e papritur, sëmundje apo lëndim i një njeriu të afërt, shoku apo kafshë shtëpiake
  • Një zënkë e rëndë
  • Humbje financiare
  • Frikë intense
  • E folura në publik
  • Një festë surprizë apo surprizë tjetër e papritur

Shkaku i saktë nuk dihet plotësisht, por ekspertët mendojnë se rritja e hormoneve të stresit (p.sh. adrenalina), në thelb, “trullos” zemrën, duke shkaktuar ndryshime në qelizat e muskujve të zemrës apo enët koronare të gjakut (ose të dyja) që pengojnë kontraktimin në mënyrën e duhur të ventrikulës së majtë. Sindroma e zemrës së thyer ndodh më shpesh tek femrat se sa në meshkuj, sidomos pas menopauzës.

Lexo po ashtu:  Tre karakteristikat e një karakteri psikopat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *