Pekka Lundmark është CEO i ri Nokia, i caktuar këtë të hënë, me shpresën se do të jetë në gjendje që këtë mandat të rikthejë kompaninë finlandeze në oazë të inovacionit.

Paraardhësi i tij, Rajeev Suri, u bë CEO në 2014. Ai mbikëqyri riformatimin e një kompanie që në agimin e mijëvjeçarit ishte një nga më të mëdhenjtë në botë, me një kapit tregu që arriti në 290 miliardë dollarë në vitin 2000, dhe krenarinë e industrisë finlandeze.

Duke përvetësuar rivalin francez Alcatel-Lucent në vitin 2016, ai siguroi që Nokia të mbetej një nga tre furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve të telekomunikacionit, duke ia kaluar dhe Huawei Technologies Co apo kompanisë suedeze Ericsson AB.

Por, blerja e rivalit në fjalë erdhi me kostot e veta. Të ardhurat e Nokia u rritën më ngadalë se secili prej dy konkurrentëve të saj vitin e kaluar. Vështirësitë në integrimin e kompanisë franceze u dëshmuan më së tepërmi edhe pasi industria e telekomunikacionit filloi zhvillimin e teknologjisë së rrjetit 5G. Kontraktorët ankohen se Nokia tani është në vendin e tretë kur vjen puna tek inovacioni në fushën 5G dhe se kompania nuk mundet të konkurrojë në kosto me rivalet e saj.

Lexo po ashtu:  Kina publikon sufiçit tregtar rekord – Në 676.4 miliardë USD. Shifra më e lartë që prej vitit 1950

Aksionari Risto Siilasmaa tha se Nokia synon të zgjidhë mangësitë që kompania finlandeze ka me inovacionin. Zëvendësimi i CEO duket se është politika e ndërmarrë nga aksionarët që kompania e tyre të përparojë dhe konkurrojë me rivalët, sidomos në tregun 5G.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *