Sot është zhvilluar para Presidencës manifestimi i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. I ideuar si një tubim kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese, manifestimi ka mbledhur mijëra njerëz dhe ka përcjellë mesazhe të qartë ndaj shumicës në pushtet. Ai është hapur nga ish-gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, një akt simbolik ky që nuk mund të kalojë pa u vënë re si shprehje e anomalisë dhe dasisë që ka provokuar reforma në drejtësi.

Ilir Meta ka luajtur rolin e tribunit nacionalist, një shqiponjë me dorë, ulur në gjunjë, himni kombëtër e të tjerë elementë që priren të krijojnë një barrikadë kuqezi ndaj atyre që po shesin Shqipërinë sipas tij.

Zoti Meta ka shtyrë ultimatumin e vet, ka firmosur një dekret që refuzon ligjin për betimin me postë të gjyqtarëve dhe ka kërcënuar se nëse nuk konsiderohet, do ta firmosë atë në sallën e Parlamentit. Ai ka lënë 15 marsin si datë për të zbatuar këtë urdhëresë, ndërkohë që kujtoi se është komandant i Forcave të Armatosura.

Lexo po ashtu:  Ministria e Arsimit: Nga ky muaj, 32 zyrtarët serbë, që janë paguar pa ardhur në punë, nuk do të marrin më paga

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tutje, por pas manifestimit, ku Meta u shfaq edhe me një flamur amerikan në dorë, ka reaguar ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila teksa e vendos në thonjëza fjalën “manifestim”, sqaron se ShBA nuk ka lidhje me atë që ndodhi në bulevard. Sigurisht që tani shqiptarët janë më të qetë pas këtij sqarimi dhe këtë e tregon reagimi i parë nga shumica në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *