Pavarësisht pamjes që kanë, çantat e nënave janë të mbushura plot me të gjitha llojet e sendeve thelbësore, nisur nga karikuesi i telefonit, ilaçet për dhimbjen e kokës dhe çelësat. Megjithatë disa nga këto sende të jetës së përditshme mund të jeni një burim rreziku nëse fëmijët e vegjël gjejnë akses në to.

Bashkëthemeluesi i Ndihmës së Parë të Tiny Hearts, Rachael Waia analizoi një çantë me 16 sende bazë, si krehri i flokëve dhe xheli e sipas rezultateve rezultoi se çdo njëra nga sendet mund të ishte e rrezikshme për shëndetin. Eksperti shpjegoi se monedhat mund të ishin shkaktar të mbytjes dhe helmimit për fëmijët si pasojë e baktereve të shumta që ato kanë. Xheli ose makeupi gjithashtu mund të jenë shkaktarë helmimi duke qënë se ato nuk kanë mbyllje të fortë.

Bateritë rezervë padyshim vijnë me rrezikun e mbytjes, por mund të helmojnë një fëmijë nëse gëlltiten, kjo përfshin edhe bateritë në çelësat e makinave, të cilat mund të djegin rrugët e frymëmarrjes. Rachael gjithashtu komentoi se si kufjet dhe karikuesat mund të shkaktonin mbytje dhe po ashtu edhe ilaçet të tilla si Ibuprofen të cilat mund të helmojnë fëmijët. Rrezikshmëri kanë  edhe krehrat pasi fijet e flokëve mund të  ngatërrohen në lëkurën e fëmijëve duke ndaluar kështu qarkullimin e gjakut. Megjithatë ajo çka ishte më e habitshme ishte çokollata. Me sa duket çokollata mund të shkaktojë shok anafilaktik nëse fëmija është alergjik ndaj përbërësve.

Lexo po ashtu:  7 arsyet/ Pse duhet të mësoni një gjuhë të huaj, ja përfitimet

Rachel ka rekomanduar që prindërit të jenë të kujdesshëm se ku i lënë çantat e tyre dhe ti mbajnë larg fëmijëve duke i vendosur ato në sipërfaqe të larta. /Mirror/

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *