Ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, ka propozuar sot tërheqjen e gjashtë ambasadorëve nga posti diplomatik.

Ai ka propozuar ambasaorët Znj. Vlora Çitaku, Z. Edon Cana, Z. Lirim Grejçevci, Z. Shpend Kallaba, Znj. Mimoza Ahmetaj, Z. Ylber Hysa, Z. Ramadan Avdiu.

E i propozuari për tu tërhequr nga posti diplomatik, Shpend Kallaba është ambasador në Ambasadën e Kosovës në Budapest të Bullgarisë.

Ai është vjehrri i Bubulina Krasniqit, motrës së deputetit Memli Krasniqi, e cila siç u raportua në media kohë më parë, po ashtu punon si këshilltare në të njëjtën ambasadë në Bullgari.

Ajo është e martuar me Pëllumb Kallabën, djalin e ambasadorit Shpend Kallaba.

Ky i fundit ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit dhe shërben si ambasador që nga viti 2012.

Lexo po ashtu:  MekuliPress: Nuk dorëzohet Kryeministri Kurti, Nesër seancë urgjente, nuk pranon referendumin serb në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *