Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës letër i ka kërkuar edhe një herë që të gjen kohën dhe të takohet me të, shkruan MekuliPress


Kurti ka kërkuar nga presidenti Thaçi një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme.

Ai ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

Takimi i nesërm sipas Kurtit mund të ndodhë në tri orare 09:00, 13:00, 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *