Studiuesit vazhdimisht janë duke zbuluar se leximi ka dobi mahnitëse. Një studim i personave të suksesshëm ka zbuluar se hobi i tyre i përbashkët është leximi, ndërsa një studim tjetër nga një grup shkencatrësh ka zbuluar se leximi para gjumit ju ndihmon në largimin e stresit dhe kontribon për një gjumë më të mirë, përderisa shumë studime të tjera kanë zbuluar ndikimin pozitiv që e ka leximi mbi shëndetin mental dhe shëndetin e përgjithshëm.

Sipas një studimi të fundit, i bërë nga Universiteti i Kinston-it, leximi i vazhdueshëm mund të kontribuoj që ju të bëheni person më i dashur dhe më i ndjeshëm. Studiuesit i kanë pyetur pjesmarrësit rreth preferencave të tyre për libra, television ose lojëra. Pas kësaj, ata ishin testuar për aftësitë ndërpersonale, duke përfshirë atë se sa shumë i vlerësonin ndjenjat e personave të tjerë dhe nëse ata veprojnë për të i’a ndihmuar të tjerëve.

Pas kësaj, studiuesit zbuluan disa të përbashkëta tek personat që lexojnë. Përderisa ata që e preferonin televizionin rezultuan si më pak miqësorë dhe më pak të kuptueshëm ndaj pikëpamjeve të të tjerëve, personat që preferonin leximin në përgjithësi ishim më të dashur. Në veçanti ata që i pëlqenin “librat eksperimental” rezultuan si më të kuptueshëm dhe më të hapur. Studiusit theksuanse “ekspozimi ndaj trillerit lidhje me një varg të aftësive të ndjeshmërisë”.

Lexo po ashtu:  6 tipare që fëmijët i trashëgojnë vetëm nga babai

Në kuvendin vjetorë të Asociacionit Amerikan për Psikologji, psikologu Raymon Mar diskutoi ndikim e trillerit ose letërsisë artistike mbi ndjeshmërin njerëzore. Ai argumentoi se ekspozimi ndaj një varg tregimesh na ndihmon neve ti kuptojmë të tjerët. Ai shpjegon:

“Kur njerëzit lexojn tregime, ata i kërkojnë përvojat personale. Ata mbështeten jo vetëm tek fjalët e shkruara në faqet e librit, por gjithashtu edhe në përvojat e kaluara personale… edhe pse trilleri është i sajuar, ai mund ti transmetoj të vërtetat rreth psikologjisë dhe mardhënieve njerëzore”.

Përmes leximit, ne mund të lidhemi me karaktere duke e kuptuar realitetin dhe përvojat e jetës së tyre, të cilat ne ndoshta kurrë nuk do ti provojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *