Javët e fundit Grenell është bërë protagonisti kryesor në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare dhe në diasporën tonë duke arritur një interesim jashtë normales. Ai n’a shfaqet me apo pa arsye si agresiv i frikshëm, gati i mitimizuar, që mbjell frikë e ankth. Kësaj klime i ndihmojnë edhe anal(istët) e ndryshëm, disa korrekt e të arsyeshëm, disa me fantazi të sëmuara e pesimistë, disa tendencioz duke u ndihmuar nga buzhalizmat, batonizmat, krasniqizmat, lubonjizmat, e ish-ministra, se gjoja Albini n’a prishi me Amerikën dhe se ndëshkimi i madh gjoja vjen nga Amerika, duke paralajmëruar edhe ditë të caktuara gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave që përfundon. Disa shkojnë edhe më larg, duke e krahasuar situatën me agresorin, kur SHBA ndeshkoi Sërbine, dhe e njejta e pritka Kosovën!

1. Pse, kjo frikë e paarsyeshme kur Grenell nuk është personalitet si Holbruk që ai kishte perballë një kriminel, Grenell është njeri i kritikuar në vendin e tij, në vendin ku shërben si dhe në njerin vend ku ai ndërmjetëson. Ai nuk vlerësohet as nga europianët, perveç nga partitë e ekstremit të djathtë. Është e vërtetë e madhe se e ka përkrahjen e bosit të tij, presidentit Trump, bile ëshë sozia tij. E mira e Trumpit është se njerëzit që i zgjedh është në gjendje edhe t’i djeg shpejtë ashtu si ka ndodh me bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Edhe Grenell-in e pret një fat i tillë nëse nuk e menaxhon detyrën me sukses të plotë. Ai bile ka paralajmëruar se do ta lë edhe Berlinin, sepse si duket s’ka pas sukses bile e ka hidhëruar keq nikoqirin.

Lexo po ashtu:  Francezët në rrugë, shqiptarët pinë makiato

2. Pse, sepse, Grenell nuk i trajton palët si të barabarta, Daçiqi me pompozitet lajmëron lobimin e tij të suksesshem përpara botës, tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone, dhe Grenell hesht, derisa kritikon Kurtin pse vonoheshka tërheqja e taksës për disa javë.

3. Pse, sepse Grenell e përkrah HTH që është në gjendje të pranojë cdo kusht, ashtu si në të kaluarën (demarkacionin, zajednicën) nëvendëse të perkrah njeriun legjitim që i fitoi zgjedhjet, në mënyrë demokratike dhe të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare, kryeministrin Kurti. Dhe më keq, lavdëron Isën duke e joshur, per t’a lënë të vetëm Kurtin.

4. Pse, sepse Kosova nuk ka krye krime makabre si Serbia, por ne trupin e Kosoves jane bërë djegie, vjedhje, vrasje, tortura, dhunime, dëbime, gjenocid!

5. Pse, sepse, çlirimin që e bëri Amerika, nuk e bëri që pas 20 vitesh t’a anuloj, sepse lirine qe n’a solli është e përjetshme, sepse ndihmat, lobimin, njohjet, themelimin e policisë, ushtrisë i bëri me profesionalizëm, me shpenzime, sakrifica, që ato t’i gëzojmë ne, investoi në miqësi e dashuri, dhe në paqë ende vazhdon të n’a ruaj kufinjtë dhe sigurinë tonë 24/7, kjo është Amerika e vërtetë.

Lexo po ashtu:  VIDEO/ Pamje të pazakonta, dhunohet barbarisht dhe arrestohet nga policia gazetari

6. Pse, sepse Amerika ku pështy nuk lëpin, sepse është demokraci e mirëfilltë, sepse shpesh gjatë historisë së saj, shpëtoi kombet e shtypura nga diktaturat, okupimet, fatkeqesitë natyrore, uria, terrorizmi. Sepse refugjatëve Kosovar në Amerikë nikoqiri u tha:” Ju këtu nuk jeni refugjatë, ju jeni miqtë tanë”.

7. Pse, sepse Bondstilli, i njohur dhe si “Qyteti i Shpresës”, është aty si një dhuratë nga zoti, por ne fakt erdh nga populli amerikan si dhuratë, shpresë, liri. Sepse ky kamp dhe kjo liri nuk mund t’e merret nga Grenell, jo se ai ka tentuar apo ka mundësi, por sepse eshte krijuar nje klime surreale e frikës dhe presionit. Bashkëkombas të mi, rreziku nuk vie nga Grenell edhe nëse ai do të tregohet i sertë, agresiv, por sepse në të kaluarën ka punuar kjo strategji e presionit, politikanët tanë janë nënshtruar, kanë nënshkruar marrëveshtje të dëmshme per vendin. Grenell nuk mund të të detyrojë në stilin ‘unë të çlirova dhe ti tani duhet t’a nëshkruash si them unë. Atëherë, çfarë kuptimi paska liria jonë nëse dikush n’a e jep e n’a e merr kur t’i kujtohet, nëse ne krijojmë një shtet edhe me disfunksional se autonomia që kishim. Rreziku nuk është Grenell, rreziku janë politikanët tanë, rrezik është tradhëtia, nëse njëri partner e lë qeverinë për HTH. Kosova me këtë qeveri është në rrugë të mbarë, me këtë kryeparlamentare që i kërkon llogari kryetarit, dhe me këtë KM që për një muaj bëri më shumë se të gjithë të tjerët sëbashku.

Lexo po ashtu:  Si po ndikon koronavirusi në trafikun ajror global?

Ramazan Bekteshi, Virginia, SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *