Ftesё pёr media

‘MARShojmë S’festojmë’

7 mars, 2020 Prishtinë

Të nderuara media,

Në 8 Mars Ditën Ndërkombëtare të Grave, të revoltuara/revoltuar dhe në solidaritet me të gjithë ato/ata që protestojnë sot në botë, ne MARShojmë S’Festojmë – për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qyetari të njëmendët.

Duam punësim pa shfrytëzim, barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë.

MARShojmë S’Festojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje. Pabarazia në punë dhe në relacion me punën ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara. Prandaj, ne protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.

Protestojmë kundër dhunës gjinore dhe ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ bën thirrje shoqerisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe private; bënë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë dhe nё shtёpi, me theks te gratë.

Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh me Kosovën nëse fiton Albin Kurti?

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ është inciativё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë media dhe OJQ tё ndryshme.

Agjenda: *
8 Mars, 2020

12:00  MARShojmë S`Festojmë

Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *