Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila gjatë vitit 2018 e publikoi albumin e fundit muzikor me titull “Phoenix”, i ka paralajmëruar fansat e saj përmes Instagramit që shumë shpejtë do ta lansojë këngën e re me titull, “How To Be Lonely”.
Kënga e cila është shkruar nga këngëtari Lewis Capaldi, do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares. “How To Be Lonely” lansohet më 13 mars dhe besohet se do të shoqërohet edhe me videoklip.
Megjithëse, kohëve të fundit Orën e kemi parë të angazhuar më shumë në projekte tjera si, moderimi dhe promovimi i markave të ndryshme të modës me të cilat ajo bashkëpunon, “How To Be Lonely” do ta shënojë rikthimin e saj në skenën muzikore pas pothuajse një viti. Kënga e saj e fundit ishte “Ritual” të cilën e publikoi më 20 qershor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me artistët Tiësto dhe Jonas Blue.