Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, do të jetë mysafire muzikore në edicionin e ardhshëm të emisionit “Saturday Night Live”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lajmin e ka bërë të ditur bukuroshja Lipa përmes një postimi në Instagram, ku tregon se do të jetë pjesë e emisionit komik shumë të ndjekur në Amerikës, me datën 28 mars.
Krahas këngëtares e cila do të performojë live në këtë skenë, emisioni atë ditë do të prezantohet nga aktori dhe regjisori i njohur, John Krasinski.

Interpretimet e artistëve në “SNL” janë shumë të mirëpritura nga publiku mbarëbotëror, dhe vetëm artistët e arritur tashmë, ftohen për të performuar në këtë skenë. Ndër yjet të cilët kanë qenë mysafir muzikor të emisionit janë: Pink, Cardi B, Miley Cyrus, Billie Eilish, Justin Bieber, The Weeknd dhe të tjerë.






