Presioni i madh amerikan për heqjen e taksës është intensifikuar gjatë ditës së sotme. Media mëson se ambasadori amerikan Philip Kosnett në këto momente është duke zhvilluar takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Kosnett pritet që Kurtit t’ia konfirmojë qëndrimin amerikan për heqjen e plotë të taksës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut me Serbinë.

Ky takim vjen vetëm disa orë pasi senatori amerikan David Perdue duke komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës ka thënë se Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Kjo deklaratë është përkrahur edhe nga emisari Special i Trumpit për dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ndryshe, Kurti gjatë ditës i pyetur për deklaratën e senatorit amerikan deklaroi se nuk beson se do të ketë sanksione nga SHBA-ja ndaj Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Meta sulmon rreptë oligarkun Rama: Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *