Elvis Hoxha

Është e çuditshme trajtimi që i bëhet shfaqjes së mendimit sovran në bazë të të clit përgatiten edhe kushtet për çdo dialog. Po shtyhen ngado për me deklaru antiamerikanizmin e qeverisë. Por, mjaft të shohim qartë, dhe do të kuptojmë se nëse ka ndonjë veti antiamerikane, ndonjë qëndrim të vërtetë antiamerikan në Kosovë, ai është korrupsioni i përgjithësuar dhe në vite i institucioneve tona.

Por ky antiamerikanizmi nuk iu prish punë aspak atyre që deri tanimë e rrënuan Kosovën. Nga rrënimi ekonomik dhe politik i një vendi ata që fitojnë janë gjithnjë në numër të vogël, por ia kanë dalë të mbështeten te frika e madhe që prodhojnë e lënë pas vetes. Asnjë nga këta tipa që vrapojnë ilegalisht nëpër takime të paautorizuar, nuk ka ndonjë emër të ndritur e as ndonjë vlerë ndërtimtare të shtetit. Asnjëri prej tyre nuk ka patur ndonjëherë merak lulëzimin e Kosovës dhe paraqitjen e pavarësisë së saj si pavarësi e panegociueshme. Përkundrazi, për ta e negociueshme ka qenë gjithnjë pavarësia e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Të bëmat e Qeverisë Kurti dhe ekzistenca e dukurive “normale” gjatë 25 viteve të fundit në veri të Kosovës, për të cilat pupulli i Kosovës nuk kishte dijeni


Sa më e negociueshme pavarësia e Kosovës, aq më gjatë ka qenë jeta e tyre në pushtet. Por me kohën negociata e pavarësisë bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Kështu që bëhet gjithnjë e më e vështirë afatgjatësia e e pushtetit të këtij soji që për pushtetin e vet jep pavarësinë e shtetit. Një rrugë e tyre nëpër administrata kushton gjithnjë vetëm shtrenjtë për Kosovën. Ata shkojnë nëzyrat amerikane me shpresën se do të marrin autoritet, por në fakt lënë gjithnjë aty autoritetin e Kosovës.


Zyrtarët e lartë amerikanë nuk kanë asnjë faj. Shoqëria jonë u ka dhënë votat këtyre ilegalëve edhe për korruptim edhe për përfaqësim. Dhe këta, që me sjelljen e tyre në korruptim kanë qenë më antiamerikanët, duke e shkatërruar edhe demokracinë, edhe institucionet e Kosovës, tani përdorin emrin e Shteteve të Bashkuar dhe mbështetjen e tyre për t’ia zgjatur jetën vetes.


Albin Kurti nuk është antiamerikan, siç po përpiqen dëshpërimisht të thonë disa medie dhe disa eksponentë të zakonshëm të korrupsionit. Përkundrazi, Albin Kurti kërkon respektin e Shteteve të Bashkuar për Kosovën. Mos i kërkoni Albin Kurtit asnjëherë të kërkojë nga shteti amerikan sigurimin e pushtetin të vet personal. Kërkojini atë që di të bëjë më mirë: mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtetin e Kosovës.

Lexo po ashtu:  KËRCËNIMI I FQIUT FASHIST/ Tsipras kusht Ramës: Mbroni të drejtat e minoritetit grek, përndryshe s’ka çelje negociatash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *