Boiken Abazi

Në 23 janar 2019, Kongresi në ShBA miratoi “projektligjin (H.R. 676) për mbështetjen e NATO-s: me 352 vota PËR dhe 22 KUNDËR . Në nenin 4, prg. 2, të këtij vendimi të Kongresit shkruan:

“Është politikë e ShBA-së të refuzojë çdo përpjekje për tërheqjen e ShBA-së nga NATO, ose për tërheqjen indirekte nga NATO duke kundërshtuar apo zvogëluar kontributet ndaj strukturave, aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s në një mënyrë të tillë që krijon tërheqjen de facto”. Në prg. 4, të po këtij neni, shprehet mbështetja për EDI – Iniciativën ushtarake evropiane (transatlantike) për frenimin e ekspansionit të Rusisë në Evropë.

Në 11 dhjetor 2019, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Senatit në ShBA e miratoi unanimisht (Repubikanë dhe Demokratë) këtë projektligj.

Pasi u miratua në Kongres, Presidenti Trump deklaroi: “Do jemi 100% me NATO-n”.

Kujtojmë se KFOR-i, ku bëjnë pjesë rreth 650 trupa amerikane, është mision i NATO-s, nga ku ShBA është zotuar të mos tërhiqet, as indirekt prej aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s. Prandaj, këto presione publike mediatike për tërheqje trupash amerikane nga Kosova me cicërima në “Twitter”, janë së pari në kundërshtim të vetë politikave amerikane, vendimeve të Kongresit, Senatit, dhe deklarimeve publike të Presidentit Trump.

Lexo po ashtu:  Sikur s’jetoj në vendin tim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *