Njeriu nuk matet me metër. Shpesh mendja gjeniale gjendet në kokën e vogël.

Mendja është buka që të ngop; shakaja është speci që të zgjon oreksin.

Arti i intrigës kërkon mendje, por e përjashton talentin.

Një numër i vogël mendjesh vdes nga konsumimi, kurse pjesa më e madhe ndryshket nga mospërdorimi.

Mendja njerëzore nuk është dritë e thatë, e pandishme, ajo përshkohet nga vullneti dhe ndjenja ndaj dhe njeriu është i prirur t’i besojë asaj që parapëlqen mendja.

Mendja njerëzore i ngjan një pasqyre me sipërfaqe jo të rrafshët, e cila duke përzier vetitë e saj me vetitë e sendeve, i pasqyron këto të fundit në një formë të shtrembëruar e të zvetënuar.

Një ligjërim mund të quhet i palidhur vetëm nga pikpamja e atij që e dëgjon. Mua më duket se mendja njerëzore është e ndërtuar në atë mënyrë që nuk mund të jetë pa lidhje për veten e saj.

Epërsia kryesore e mendjes nuk është gjallëria por saktësia, sikundër vlerën e një lavjerësi nuk e përcakton shpejtësia por saktësia e lëvizjes.

Lexo po ashtu:  Zbuloni 4 sinjalet e sigurta të një burri/gruaje që po tradhton

Vetmia për mendjen është si dieta e urisë për trupin: hera herë ajo është e nevojshme, por nuk duhet të zgjasë edhe shumë.

Gjallëria e mendjes varet nga shpejtësia e operacioneve të saj. Nuk është e detyrueshme të jetë e lidhur me aftësinë zbuluese. Mendja e ngathët mund të jetë zbuluese, e gjalla – shterpë.

Atje ku mungon mendja, mungon çdo gjë.

Njeriu ruan në kujtesë gjithçka që i intereson, kurse mendja thellë i shtrin interesat e saj mbi një mori idesh.

Është e fare e lehtë të thurësh një kurorë se sa të gjesh një kokë të denjë për të.

Njerëzit e mençur janë fjalori më i mirë enciklopedik.

Njeriu i mençur bën mënjëherë një gjë, që budallai do ta bënte me vonesë.

Origjinaliteti i mendjes është vetmia e mendjes.

Egizston mendja e shtirë, siç egziston edhe virtyti i shtirë.

Mendja ngre krye kundër disa pikëpamjeve, dhe ai që nuk bëhet dot i tillë, është pothuajse gjithmonë dinak.

Njeriu i mençur nuk habitet asnjëherë.

Ndryshimi në mes të mendjes dhe gjenialitetit është se e para pothuajse gjithnjë e pranishme, ndërkohë që i dyti ikën shpesh.

Lexo po ashtu:  Çiftet që zihen por nuk ndahen, duhen me të vërtetë!

Kur të qorton i mençuri është keq, por kur të lëvdon budallai, ca më keq.

Shpesh ka shumë mend ai që natyra i ka mohuar forcën trupore.

Duartrokitjet janë mamuze për mendjet fisnike dhe qëllimi për mendjet e dobëta.

Mendja qëndron kundrejt talentit si rëra kundrejt së pjesëshmes.

Mbi mendjen e njeriut mund të gjykohet më lehtë nga pyetjet se sa nga përgjigjet.

Mendjet e mëdha fillojnë duke hedhur poshtë lajthitjet… e trasha të kohës së tyre.

Shumë verë – pak mendje.

Mendja që mendon shkencërisht është përsëritëse e madhe, garanci e së ardhmes dhe paralajmëtore e sojit të shëndoshë.

Njeriu i mençur ndjen atë që të tjerët vetëm e dinë.

Finesa është e domosdoshme për mendjen si hijeshia për trupin.

Nuk mjafton të jesh i mençur. Duhet të jesh kaq i mençur sa të mos lejosh të bëhesh i mençur më tepër se ç’duhet.

Forcën mendjes ia jep ushtrimi, jo prehja.

Duke prerë veset e të tjerëve, i mençuri shërohet prej të tijave.

Në komedi roli më i mençur është ai i gaztorit, sepse ai që do të luajë atë, nuk bën të jetë budalla.

Lexo po ashtu:  Shkenca: "Burrat e martuar kanë zemër më të shëndetshme se ata që rrinë beqarë"

Mendjemprehtësia është si talenti: më mirë të mos e kesh fare se sa ta keshë të mangët.

Asgjë nuk mund ta nxisë gjer në fund mendjen njerëzore, në qoftë se mungon ëndrra.

Për të mençurin mjafton një fjalë.

Sa më e gjerë mendja, aq më tepër e shtrëngojnë kufijtë e vet.

Për të depërtuar në thelbin e dukurive të zakonshme duhet një mendje jashtëzakonshme.

Ka një ndryshim të madh midis mendjes së shkëlqyer, mendjes së lartë dhe mendjes së shëndoshë.

Sikundër madje edhe toka pjellore nuk jep fruta pa e punuar, kështu edhe mendja mbetet shterpë pa e arsimuar.

I mençuri qëllon që edhe ngutet, veçse nuk bën asgjë me nxitim.

Njerëzit e mençur janë parashikues.

Për të mençurin imitimi është poshtërues.

Mendja njerëzore është një armë më e tmerrshme se kthetrat e luanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *