Të gjithë kemi ditë të këqia – në jetët tona, në punë… Dhe ndonjëherë kemi një seri ditësh të këqia, të cilat na nxjerrin fare nga shinat. Këto mund të marrin forma të ndryshme.

Ti nuk sigurove financimin për kompaninë që dëshiron të hapësh. Dikush tjetër mori rritjen në detyrë, që ti e dëshiroje aq shumë.

Je pushuar nga puna.

Kur del nga shinat, duket pothuaj e pamundur të mbledhësh veten dhe të shkosh atje ku duhet të jesh.

Ajo që duhet të bëjmë, është të mësojmë prej atyre që dinë të heqin dorë nga zakonet e pashëndetshëm, një aftësi që i bën njerëz të spikatur.

Ja si e bëjnë:

1. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të luajturit vetëm sigurtë. Askush nuk ka arritur ndonjëherë madhështinë, duke luajtur sigurtë. Dhe ironikisht, në këtë botë që ndryshon me shumë shpejtësi, të luash sigurtë është një prej gjërave me më shumë risk që mund të bësh. Të kthehesh në shina, do të thotë të jesh i guximshëm dhe pa frikë, sepse të luash i sigurtë do të thotë të vendosësh që nuk dëshiron të rritesh më tej.

Lexo po ashtu:  “Kur kam nisur ta doja vërtet veten time”, një perlë nga Charlie Chaplin

2. Njerëzit e shquar heqin dorë nga dyshimi tek vetvetja. E vërteta, sigurisht, është se të gjithë kemi dyshime tek vetja ndonjëherë. Por nuk mund të lejosh që dyshimi të të detyrojë të ngecësh. Kujtoji vetes se sa larg ke shkuar, kujto gjithçka që ke kaluar dhe që të është dashur të përballesh, mendo për betejat që ke fituar dhe frikërat që ke kapërcyer. Mos i lërë vend dyshimit që të hedhë rrënjë.

3. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të qënurit të penguar. Kur gjërat nuk funksionojnë dhe kur shkojnë keq, kjo ndodh sepse ka diçka që duhet të mësosh. Por nuk mund ta mësosh, nëse ke ngecur duke provuar të njëjtën gjë herë pas here. Clirohu dhe qasju problemeve nga një tjetër drejtim.

4. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të gjykuarit e vetes. Gjykimi me ashpërsi i kujtdo – sidomos i vetes tënde – nuk është asnjëherë i dobishëm, dhe të jesh kritik me tepri, nuk është asnjëherë produktive. Nëse ndien sikur të gjithë po të gjykojnë, pyet veten se mos je duke dëgjuar zërin tënd. Trajtoje veten me dhembshurinë dhe kujdesin që do i kushtoje dikujt tjetër.

Lexo po ashtu:  Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi

5. Njerëzit e shquar heqin dorë nga zhgënjimi. Asgjë që vlen nuk është e kollajtë; sfidat më të vështira janë shpesh herë ato më shpërblyeset dhe që japin më shumë kënaqësi.

6. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të qënurit të kontrolluar prej të tjerëve. Mund të jetë tunduese të lësh të tjerët që të marrin vendime për ty, sidomos kur ndihesh që ke dalë nga shinat, por kjo krijon probleme edhe më të mëdha. Shfrytëzo pasionin tënd për të lëvizur përtej pengesave që të bllokojnë rrugën.

7. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të ngecurit. Të lësh një gjë nuk do të thotë të heqësh dorë, por të pranosh se ka gjëra në jetë që nuk duhet të jenë. Të lësh një gjë, është ajo që të duhet shpesh për t’u bërë më i fortë, më i lumtur, dhe më i suksesshëm.

8. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të shamngurit. Përpiqu të fokusohesh në atë që ke si qëllim të arrish, në vend që të fokusohesh tek ajo që po të shmang nga drejtimi që ke marrë.

Lexo po ashtu:  Katër të vërteta të lashta, që do t’iu ndihmojnë të bëni një jetë cilësore në ditët e sotme

9. Njerëzit e shquar heqin dorë nga negativiteti. Mendimi pozitiv nuk është vetëm që të presësh që çdo kohë të ndodhë gjëja më i mirë; ka të bëjë me të pranuarit se, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë, është mirë për momentin dhe më pas të marrësh më të mirën prej saj. Qëndro pozitiv dhe hiq dorë nga fokusimi tek ato që janë negative.

10. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të qënurit të përsosur. Dijeni që të gjithë ne kemi dy zgjedhje: Ose nuk bëjmë asgjë dhe jepemi pas kotësive, ose fillojmë të ndjekim ëndrrat tona, vizionet tona, idetë tona. Fillo duke bërë diçka, mos prit përsosmërinë. Edhe nëse nuk është saktësisht drejtimi i duhur, thjeshtë ngrihu dhe fillo të lëvizësh.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *