Qeveria e Kosovës mbrëmë ka njoftuar për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit. Në vendimin e kryeministrit Kurti kërkohet mbyllja e tërë lokaleve dhe pezullimi i aktiviteteve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Mbyllja e kafiterive, bareve dhe restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, urdhërohen kompanitë që shumicën e aktivitet t’i kryejnë nga shtëpia, mbyllja e qendrave tregtare, pezullimi i të gjitha aktiviteteve kulturore”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Mirëpo, furrat e bukës, farmacitë dhe dyqanet ushqimore janë të vetmet që do të vazhdojnë punën sikurse zakonisht.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Dyqanet ushqimore, farmacitë dhe furrat e bukës punojnë si gjithmonë”, ka thënë Hoti.




