Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj coronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekje e nga virusi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Media të ndryshme refuzojnë të pranojnë narrativën zyrtare që na thotë infektim baraz me mundësi të larta vdekjeje. Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali informon se vdekjet për shkak të CoVid 19 në Itali janë vetëm DY. Të gjithë personat e tjerë që kanë vdekur deri më tani kanë patur patologji të tjera, të cila e CoVid 19 u është shtuar duke katalizuar përshpejtimin e vdekjes,
Pacientët e vdekur që kanë rezultuar pozitivë kanë një moshë mbi 80 vjeç dhe janë në masë të madhe meshkuj. Gratë janë vetëm 25.8%. Vetëm dy të vdekur që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë patur patologji të tjera, tha në një konferencë për shtyp, kreu i Institutit, Silvio Brusaferro.

Ndonëse duhet ende punë për ta sqaruar këtë çështje, e dhëna paraprake përbën një sinjal se paniku global është në masë i papërligjur dhe se modeli i karantinës është në thelb i gabuar dhe tërësisht i dëmshëm.




