Qeveria e Kosovës në programin e tyre 42 faqesh, askund nuk e ka paraparë vazhdimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

Planet për dështimin e investimit më të madh amerikan tashmë i ka paralajmëruar edhe zëvendëskryeministri, Haki Abazi. Kryeministri Albin Kurti, tashmë e ka ndarë mendjen për të dështuar tërësisht këtë projekt amerikan.

Burime të sigurta ndërkombëtare kanë bërë të ditur se Kurti ka vendosur që ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” t’ua jep gjermanëve. Gjermanët tash e 20 vjet kanë shpreh interesim të vazhdueshëm për të marrë hise në KEK, por deri më sot kanë marrë vetëm projekte të vogla. Por, kjo pritet të ndryshoj.

“Kryeministri Kurti ka pasur takime me përfaqësues të ndryshëm gjerman, të cilëve iu ka premtuar se Gjermania do të jetë investues në Kosovën e Re”, kanë thënë burimet. Ky premtim, duket se iu ka shpërblyer menjëherë kryeministrit Kurti. Gjermania sipas burimeve tona, ka koordinuar me Kurtin propozimin e tij shtatë pikësh për tërheqjen graduale të taksës. “Me këtë veprim, Kurti i ka ndihmuar gjermanëve, që në rend të parë t’i shkatërrojnë afatet e procesit të dialogut që ka filluar Grenell dhe SHBA-ja dhe më pas për të krijuar një proces evropian”, ka thënë ky burim.

Lexo po ashtu:  Vitet e humbura të Kosovës

Kështu, Gjermania, dhe kancelarja Merkel kanë filluar që të shpërblejnë veprimet e Kurtit, për mos largimin e menjëhershëm të taksës. Ajo të hënën dërgoi dy këshilltarët për t’i komunikuar Presidentit, Kryeministrit dhe krye parlamentares për fillimin e një procesi paralel të dialogut. “Ideja gjermane është që të përjashtojnë presidentin nga këto bisedime, sepse atë e shohin si njeriun më besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata dëshirojnë të nisin një proces të dialogut ku Kurti do të jetë protagonist. Kështu ata dëshirojnë të shpërblejnë Kurtin për premtimin e tij që Kosova e Re ti takojë gjermanëve”, ka thënë ky burim.

Procesi paralel, i udhëhequr nga Gjermania nuk ka synim përmbylljen e dialogut me një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjermanët synojnë vetëm të pengojnë dialogun i nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe të krijojnë status-qou, deri në pas zgjedhjeve në SHBA. Duket se pikërisht kjo i ka konvenuar edhe kryeministrit Albin Kurti.

Që nga fillimi është parë një hezitim shumë i madh i Kurtit për të marrë përgjegjësi në këtë dialog. Ai ka vendosur me dhjetëra kushte, duke e bërë vazhdimin e dialogut pothuajse të pamundur. Kurti madje fare nuk e ka prioritet përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai publikisht ka thënë se prioritet ka vetëm luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Lexo po ashtu:  Juncker: Rusinë e kemi ne fqinj, nuk kemi pse ndjekim udhëzimet e SHBA-ve

Për të shpërblyer Kurtin, Merkel tashmë ia ka nisur ftesën për një vizitë zyrtare në Berlin, që do të ndodh më 23 mars.

Në javën tjetër, ajo do të pret, presidentin e Serbisë, Alekander Vuciq. Kështu, gjermanët do të mundohet që të legjitimojnë Kurtin si kryenegociator të Kosovës në një proces paralel prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të përcaktuara të vazhdojnë me presidentin Thaçi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *