Presidenti amerikan, Donald Trump rezultoi negativ në testimin për koronavirus, sipas mjekut të shtëpisë së Bardhë, pasi Presidenti mbajti një konferencë shtypi për lëvizjet e fundit të administratës për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

‘’Presidenti u pajtua të kryente një test të premten, dhe ai nuk ka asnjë simptomë’’, tha mjeku Sean Conley.

Trump tha se ai ishte testuar për koronavirus pasi është marrë në pyetje, pas takimit që kishte me një delegacion të qeverisë braziliane, disa prej anëtarëve të të cilëve kanë rezultuar pozitiv për virusin.

Ndërsa kur u pyet se kur do dilnin rezultatet, Trump tha: ‘’Një ditë, dy ditë. Ata e dërgojnë rezultatin në laborator.’’

Presidenti u bashkua në ngjarjen për shtyp nga Zëvendës Presidenti Mike Pence, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, Sekretari i Strehimit Ben Carson dhe zyrtarë shëndetësorë, përfshirë Seema Verma, Anthony Fauci dhe Deborah Birx, të cilët kanë udhëhequr përgjigjen e administratës për shpërthimin.

Megjithë njoftimin e Trump se ai është testuar, zyrtarët shëndetësorë në konferencën për shtyp të Shtunën u kërkuan amerikanëve të fillojnë të izolohen në vend që të nxitojnë për t’u testuar nëse nuk po përjetojnë simptoma.

Lexo po ashtu:  Na shpëtoi! WhatsApp ofron shërbimin që e duam të gjithë dhe ky është shteti i parë që po e provon!

Që nga e shtuna, SH.B.A. kishte arritur në 50 vdekje të raportuara nga koronavirusi dhe mbi 2.200 raste të konfirmuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *