Ata që abuzojnë me rritjen e çmimeve në këtë periudhë do të gjobiten me 5 milionë lekë në rastet e bizneseve të shitjes me shumicë dhe 100 mijë lekë në rastet e shitjes me pakicë. Në rast përsëritkje, subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj. Kjo parashikohet në aktin e ri normativ të qeverisë.

“Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë.

Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj” njofton kryeministri.

Lexo po ashtu:  The  letter  of the Albanian American Academy of Sciences and Arts sent to  the United States President, Joe Biden (June, 2023)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *