Publicisti i njohur Veton Surroi përmes pak fjalëve, por me një stilistikë të lartë gjuhësore, mjeshtërisht, kritikon Qeveritë korruptive të pasluftës si dhe deklaratat dekonstruktive të Isa Mustafës, shkruan MekuliPress.
“Vendi që i ka shpenzuar kaherë rezervat e veta shëndetësore dhe ekonomike”, e sot merret me kotësira e me ofendime, shkruan Surroi.

Ja postimi i z. Surroi në facebook:

“Murtaja mund të shërbejë për letërsi e titull romani , si “Dashuria në kohë të kolerës” të G.G.Marquez.
Por, murtaja nuk është e mirë për driblime politike.

Duhet shtrënguar radhët, e jo dobësuar me debate publike taksash, teorish konspiracioni e ofendimesh të ndërsjella.
Vendi që i ka shpenzuar kaherë rezervat e veta shëndetësore dhe ekonomike në kotësira po përballet me krizën globale më të madhe shëndetësore, ekonomike e të sigurisë të shekullit XXI. Vendi kërkon pjekuri, se resurs tjetër pothuajse nuk i ka mbetur.”

Lexo po ashtu:  Divorci i shëndetshëm i Kosovës me paternalizmin e rremë të Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *