Aktori i filmave “The Carol Burnett Shoë” dhe “Gunsmoke”, Lyle Waggoner, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur gazetarët e showbizit, të martën mbrëma.
Sipas “The Hollywood Reporter”, djali i Waggonerit ka treguar se babai i tij ka vdekur në Westlake të Kalifornisë, pas një sëmundjeje të gjatë, transmeton Koha.
Gjatë viteve ’60 dhe ’70, Waggoner morri pjesë në disa seri të suksesshme televizive përfshirë këtu, “The Carol Burnett Show” e cila u transmetua plot shtatë vjet si dhe ka luajtur në shoun e famshëm amerikan, “Wonder Woman.”
Në vitin 1979, aktori e themeloi kompaninë “Star Waggons” e cila lëshon me qira shtëpi motorike që shfrytëzohen në sheshin e xhirimeve të filmave dhe projekteve televizive, nga aktorët apo stafi realizues.