Një studim i vitit 2015 analizoi sjelljen e studentëve të mjekësisë në Australi. Pas këtij studimi, u zbulua se studentët preknin fytyrat e tyre mesatarisht 23 herë në orë. Duke pasur parasysh që studentët e mjekësisë duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet sesa të tjerët, kjo është mjaft domethënëse, pasi kjo sjellje na bën të prirur të infektohemi me sëmundje, duke përhapur bakteret dhe viruset që marrim me duar kur prekim mjedisin tonë përreth ose madje edhe njerëz të tjerë. Kjo është arsyeja pse autoritetet shëndetësore tani kanë paralajmëruar të mos prekin fytyrat tona në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e Covid-19.

Mirëpo, shumë prej nesh kanë zakon të prekin fytyra, instiktivisht. Studimet kanë treguar se ne jemi veçanërisht të prirur për të prekur mollëzat tona dhe zonat përreth gojës, hundës dhe syve. Kur bëhet fjalë për një sëmundje si koronavirusi i ri, Covid-19, kjo është një recetë për transmetim të shpejtë.

Prekja e fytyrave tona mund të veprojë si një lloj mekanizmi vetë-qetësues, sipas Dacher Keltner, psikolog në Universitetin e Kalifornisë. Disa studime kanë treguar që kontakti lëkurë me lëkurë rezulton në lëshimin e hormonit oksitocinë, i cili mund të ndihmojë në rritjen e qetësisë dhe uljen e stresit. Ekspertë të tjerë besojnë se vetë-prekja është një mënyrë për të ndihmuar në kontrollimin e emocioneve. Por sytë, hundët dhe goja janë gjithashtu porta kryesore për bakteret dhe viruset që të hyjnë në trupin tonë.

Lexo po ashtu:  Prania juaj është më e rëndësishme për fëmijët, se sa pasuria

Përveç mbajtjes së maskave, si tjetër mund të evitojmë prekjen e fytyrës me duar?

Michael Hallsworth, një shkencëtar i sjelljes në Universitetin Columbia, thotë se është me të vërtetë e vështirë të praktikosh këshilla për disa veprime që ndodhin instiktivisht.

“Thënia e njerëzve për të bërë diçka që ndodh pa vetëdije është një problem klasik,” thotë ai.

“Është shumë më e lehtë t’i bësh njerëzit të lajnë duart më shpesh sesa t’i prekin fytyrën më pak herë.  Kur është një nevojë fizike si kruajtja, për shembull, ne mund të ndërtojmë një sjellje zëvendësuese. Përpiquni të prekni pjesën e pasme të krahut. Në këtë mënyrë ju zvogëloni rrezikun, edhe nëse nuk është një zgjidhje ideale.”

Ai gjithashtu rekomandon të përpiqemi të kuptojmë pse po prekim fytyrat në situata të caktuara. Ndërkohë, njerëzit që prekin sytë mund të mbajnë syze dielli.

Ne gjithashtu mund të përdorim metoda për të mbajtur duart tona të zëna, sikurse janë mbajtja e topave të stresit, apo sende të ndryshme të cilat mund të dezinfektohen shpesh. Veshja e dorezave gjithashtu ofron pak mbrojtje pasi ato akoma mund të kapin virusin dhe përhapin ndotjen.

Lexo po ashtu:  3 shenjat e horoskopit që do të bëjnë realitet çdo ëndërr

Elefteria Zguri/ SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *