Të martën, Presidenti Donald Trump kreu një telefonatë me drejtuesit e industrisë së ushqimit të shpejtë, duke përfshirë presidentin e McDonald’s në SHBA dhe CEO-të e Chick-fil-A, Papa John’s dhe Restaurant Brands International, kompania mëmë e Burger King, Popeyes dhe Tim Hortons.

Sipas José Cil, Drejtori i Përgjithshëm i Restaurant Brands International, drejtuesit diksutuan rolin e zinxhirëve të ushqimit në shpërthimin e koronavirusit, se si shpërndarja me postë e ushqimit të shpejtë mund të ndihmojë në distancimin shoqëror dhe betejat financiare të franshizave.

“Ne kemi aftësinë të ndihmojmë Amerikën të ushqehet,” tha Cil të martën për Business Insider.

“Nëse nuk përdorim biznese si Burger King, Tim’s dhe Popeyes, do të jetë me të vërtetë e vështirë që amerikanët të ushqehen, sepse do të jetë e vështirë për ta të sigurojnë të gjitha ushqimet dhe nevojat e tyre të tjera nga supermarketi “, vazhdoi Cil.

D.B/ scan

Burimi: Business Insider

Lexo po ashtu:  Përralla e Lev Tolstoit: gjyshi plak dhe nipi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *