Administrata Trump ka njoftuar se po punon për të dërguar para “cash” tek amerikan, për të frenuar dëmtimin ekonomik nga koronavirusi.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha të martën se administrata po shikonte mënyra për të siguruar kontrolle në terren brenda dy javëve të ardhshme.

Mnuchin tha se administrata do të lejojë amerikanët të shtyjnë për 90 ditë pagesat deri në 1 milion dollarë të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS).

Ai theksoi se IRS nuk do të aplikojë gjobitje apo rritje interesi për shtyrjen e afateve. Sipas tij, korporotatat mund të shlyejnë pagesat deri në 10 milion dollarë ndaj IRS pas tre muajsh.

Kjo nismë është ende në përditësim dhe do të bëhet publike pasi të hartohet plani i plotë.

John Harwood i CNN pyeti presidentin Donald Trump dhe kreun e Thesarit, Steve Mnuchin në lidhje me logjistikën e një ideje stimuluese ekonomike, përmes së cilës çdo qytetari amerikan t’i ofrohen 1,000 dollarë.

Kjo ide po mbështetet nga të dyja forcat më të mëdha politike në SHBA.

Lexo po ashtu:  Opozitari serb, Nenad Rashiç emërohet ministër në Qeverinë e Kosovës

Gjithashtu, edhe Mnuchin shprehu mbështetje për idenë tha se kjo temë do të jetë pjesë e diskutimeve në takimet e tij në Kongresin e SHBA-së.

Kujtojmë këtu që numri i viktimave në SHBA nga koronavirusi ka shkuar në 102, ndërsa janë konfirmuar mbi gjashtë mijë raste me Covid-19, që nga shpërthimi i epidemisë.

Pak ditë më parë, Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare, si masë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *